Drejt përfundimit, Lungomare 2
Tiranë- Pas procesit të transformimit të Lungomare 1, ku skepticizmi i banorëve dhe vizitorëve u shpërblye me një hapësirë bregdetare të shtruar e të gjelbëruar, kërkesat e banorëve u shtuan për të vijuar të njëjtin proces nga Fushat e Sportit e deri tek Tuneli, për të krijuar kështu një linjë të plotë të lëvizjes së këmbësorëve dhe pastrimit të bregdetit nga bizneset “mbytëse” buzë ujit.
Aktualisht janë realizuar rreth 90% e punimeve dhe po vijohet me punime betoni për pishinën e fëmijëve, vendosje shtrese me guralece tek shëtitorja, sistemim plazhi.
Me shprehjet “e nisët, çojeni deri në fund”, gurët e bardhë natyral dhe gjelbërimi vijuan të zgjaten bashkuar këtu me elementë të nevojshëm të një destinacioni turistik si pishina apo mol. Pishinat për fëmijë e të rritur, (me ujë të kripur) të cilat do të angazhojnë të rinj e familje gjatë verës, por edhe zgjerim me shkallare në det, në funksion të fluksit të lartë të lëvizjes së këmbësoreve e pse jo të shfrytëzimit të panoramës së bukur bregdetare për rrjetet sociale.
Në fakt, kur thonë “çojeni deri në fund” përpos dëshirës për të parë zonën e tyre e bizneset të zhvillohen, e fëmijët, nipërit e mbesat të argëtohen i parapraprijnë dhe projektit të radhës nga FSHZH për Rikualifikimin Urban (Radhimë-Orikum).
Investimet përgjatë bregdetit gjithmonë kanë qenë një fokus i Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit në drejtim të turizmit, që për fat nga veriu në jug të vendit tonë natyra ka qenë një bekim. Aksesi, përmirësimi i infrastrukturës urbane dhe pajisja me standardet më bashkëkohore janë format më të mira të eskplorimit të bregdetit.
Bizneset janë besimplotë, falënderuas se ende duke qenë në stinën e pranverës kanë filluar ndryshimet dhe prenotimet e shumta, specifikisht gjatë fundjavave. E ndërkohë për më të vegjëlit këto hapësira janë vendet më të mira për të shpenzuar kohën e lirë.
Këto ndërhyrje kanë arritur synimin e tyre primar në rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës.