“Ndërtimi i argjinaturave për mbrojtjen nga lumi Vjosë i qendrave të banuara në Njësinë Administrative Novoselë”
Kushtet e këqija klimaterike nuk mund të kontrollohen, por puna parandaluese ndaj pasojave që mund mund të shkaktojë është një domosdoshmëri pranë qendrave të banuara dhe tokave bujqësore. Erozioni i tokës dhe brigjeve lumore i shkakton dëme shumë të mëdha ekonomisë të një vendi. Ky dëm disa herë nuk bie menjeherë në sy, por shpesh shkakton ndërlikime serioze me pasoja të rënda katastrofike.
Konkretisht si rezultat i reshjeve të rëna në muajin Dhjetor 2017 si dhe në muajin Shkurt 2018 në pellgun shimbledhës të lumit Vjosë u vërtetuan prurje të jashtëzakonshme, të cilat nuk u përballuan dot nga argjinaturat në të dy anët e brigjeve të lumit Vjosë në segmentin lumor nga Mifoli, Novoselë, Fitore, Bishan deri në Poro, si në anën e bregut të Bashkisë Fier dhe në anë të bregut të Bashkisë Vlorë. Si rrjedhojë ujrat e plotave të lumit Vjosë, kapërcyen në një pjesë të madhe të gjatësisë së tyre duke shkaktuar edhe carje të këtyre argjinaturave e për pasojë përmbytjen e mijëra hektarë tokë si në anën e bregut të Bashkisë Fier dhe Bashkisë Vlorë.
Në këtë kuadër Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton punimet për objektin: “Ndërtimi i argjinaturave për mbrojtjen nga lumi Vjosë i qendrave të banuara në Njësinë Administrative Novoselë”. Ky projekt shtrihet ndërmjet argjinaturave nga ura e Mifolit deri në qendrën e banimit Fitore. Këto të fundit janë ndërtuar në vitet 1970 me qëllim që të mbrojnë nga përmbytjet e shpeshta tokat bujqësore të Njësisë Administrative Levan të Bashkisë Fier. Pas ndërtimit të tyre është parë që argjinaturat janë rrezikuar disa herë nga uji në raste plotash të lumit Vjosë, kjo më tepër në argjinaturën e majtë të tij (në drejtim të rrjedhjes lumit Vjosë) përgjatë bregut nga Mifoli në drejtim të Novoselë, Fitore, Bishan, Bishan, Murriz, Poro deri në Dëllënjë.
Këto përmbytje ndër vite kanë bërë të domosdoshme rritjen e sigurisë së argjinaturave të lumit Vjosë sipas kushteve teknike të projektimit sipas standarteve ndërkombëtare të miratuar nga Shteti Shqiptar. Për këtë arsye nga grupi i projektimit u hartua projekt zbatimi i mbilartësimit të argjinaturave si dhe ndërtimit të argjinaturave duke patur parasysh si më poshtë:
- Siguria e prurjeve që do të përballojnë argjinaturat të jetë e tillë që ato të përbëjnë
mbrojtje efektive të qendrave të banimit të cilat sot rrezikohen nga përmbytjet.
- Mbingritja e argjinaturave të bëhet në mënyrë që të kursehet sat ë jetë e mundur toka
bujqësore e nevojshme për mbushje.
- Të studiohet mundësia e riparimit të pendavë mbrojtëse tërthore egzistuese si dhe e
veprave të tjera të artit të dëmtuara përgjatë kanaleve ujitëse dhe të parashikohet
ndërtimi i pendave të reja aty ku do të jetë e nevojshme për mbrojtjen nga gërryerjet e
argjinaturës e tokave bujqësore brënda tyre.
- Kurora e argjinatures së re të jetë me gjërësi të tillë që ajo të kryejë dhe funksionin e
rrugës me një kalim (në të dy anët e lumit Vjosë) duke parashikuar edhe rampa të
zbritjes.
- Të shikohet mundësia e zhvendosjes së trupit të argjinaturës aty ku kjo është më e
përshtatshme dhe e dobishme.
- Të shikohet mundësia e zgjatimit të argjinaturave ekzistuese në pjesën e tyre të
derdhjes.