Qendra e Zhvillimit të Turizmit Korçë
Tiranë- Qyteti i Korçës tashmë është kthyer në “magnetin turistik” që sjell pranë vetes, pushues nga i gjithë vendi dhe përtej kufijve. E shquar për një mikëpritje dhe traditë të rrallë që shfaqet nga elementët për tu vizituar e deri në kulinari, festat tipike si Pashkët apo Krishtlindjen aty marrin kuptim.
Fillimisht për vetë banorët, ka qenë një oportunitet në rritje teksa të gjithë kanë rinovuar dhe rregulluar banesat e tyre për ti përshtatur ato në bujtina pritëse, duke ruajtur të gjithë orenditë e një kohe të kaluar ndërthurur me moderne. E ndërkohë shumë pranë qytetit nëse do të lëvizësh drejt Dardhës apo Voskopojës mund të shfyrtëzosh natyrën dimër e verë.
Në këtë kuadër Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon suportin e tij ndaj zhvillimit të turizmit. Filluam në skajet veriorë, me Valbonën e më pas në Vermosh për të siguruar ambiente pritëse të ngrohta, për të gjitha grupmoshat. Vijojmë nëpër Shqipëri, këtë radhë me ndalesë në Korçë.
Objekti në fjalë do të rikonceptohet si një godinë që krahas ambienteve të hotelit do të ofrojë një sërë mundësish, duke u kthyer kështu në një qendër promovuese ndaj zhvillimit të turizmit dhe vlerave kulturore të objektit. Kjo e fundit është e vendosur në bulevardin “Fan Noli, “në zemër të qytetit” kufizohet ne jug nga rruga 6 Dëshmorët, për të shfrytëzuar deri në orët e shëtitjeve të pasditës, në vijim të aktiviteteve familjare. Dhe jo vetëm, një mundësi e mirë për organizime të Workshopeve nga institucionet, për shkak të mënyrës si janë konceptuar hapësirat.
Përsa i përket shërbimeve, ndërtesa do të fillojë me bodrumin ku përfshihen ambiente ndihmës, (lavanderi, 2 ambiente teknike), si dhe ambient degustimi, (vinoteke), kuzhinë etj.Në katin përdhe do të përmbajë 6 dhoma dhe zyra Workshop, si dhe ambiente bar kafe.
Në katin e parë do të ketë 11 dhoma, në katin e dytë do të fokusohet në shërbime si salla e konferencave dhe restoranti. Ndërkohë në katin e tretë do të ketë 12 dhoma, si dhe mund të shfrytëzohet ambienti i papafingos dhe çatisë.
Investimi parashikohet të mbyllet brenda vitit, për tu vënë në funksion të qytetit.