Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të Projektit “PZHIUT”, me financim nga Banka Botërore, kanë përfunduar përgatitjen e Paketës së Parë të investimit për qytetin e Beratit për nën-projektet:

  • P01 – Restaurimi i peizazhit historik urban të lagjes Goricë;
  • P03 – Rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumentit;
  • P04Krijimi i vendparkimit pranë Urës së Goricës
Për të prezantuar këtë pakete investimi dhe konsultuar mbi Vlërsimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social (VNMS) ju ftojmë të merrni pjesë në:

Takimin dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit të banorëve të Lagjes Goricë ditën e Enjte, më datë 4 Shkurt, 2021 ora 11:00,  në Bashkinë Berat.

Takimi do të përqendrohet në prezantimin e kësaj pakete investimi nga  konsulenca/projektuesi dhe Konsultimi mbi  Vlersimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social-VNM nga specialistë të FSHZH-së.

Lutemi gjeni më poshtë dokumentin e VNM-së (ESIA) për projektet që do të diskutohen gjatë takimit.

Signed_GoricaBeratVNM_