Raporti Vjetor 2020
Viti 2020 ka shënuar një zgjerim të rolit të FSHZH-së përgjatë gjithë ciklit të jetës së zhvillimit, si një organizatë që mbështet hartimin e politikave të zhvillimit rajonal me nje rol aktiv në hartimin dhe zbatimin e planeve dhe programeve të zhvillimit. Ligji 102/2020 “Për Zhvillimin Rajonal dhe kohezionin” e përcakton FSHZH-në, si Sekretariat i Komitetit Kombëtar dhe Sekretariat i Bordeve të Monitorimit. FSHZH-së i caktohet një rol kyç në përgatitjen e dokumenteve të planifikimit dhe programimit të Zhvillimit Rajonal nga njëra anë, dhe nga ana tjetër përcaktimi i FSHZH si Autoritet Menaxhues i jep përgjegjësinë për menaxhimin e programit operacional në përputhje me parimin e menaxhimit të qëndrueshëm financiar dhe arritjen e objektivave e treguesve të matshëm të tij.