Rikualifikimi Urban i Qendrës së qytetit Ballsh
Ndërhyrja përfshin Bulevardin “Rrapo Hekali” si dhe degëzimin rrugor që lidh atë me aksin e rrugës nacionale. Ky objekt shtrihet në qendër të qytetit dhe domonihet nga njësi tregtare të shumta të pozicionuara në dy anët e rrugës kryesore.
Ndërhyrjet në trupin e rrugës dhe trotuare konsistojnë në:
- Unifikimin e hapësirës urbane që përfshihet midis objekteve
- Unifikimin e rrugës dhe trotureve, duke e kthyer në një zone pedonale pjesën qendrore të tij
- Në pjesën e parë krijimin e një brezi të gjelbërt, për të krijuar hapësirë dhe mundësi qëndrimi në një kohë më të gjatë të këmbësorëve në këtë zonë.
- Vendosjen e një ndriçimi në të dy anët e rrugës. Kjo do të sjellë shfrytëzimin e këtij territori edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur dhe ndërveprimin social.
Duke patur parasysh karakterin e këtij objekti, qëllim primar është rritja e vlerës së zonës dhe kthimi i saj në një zonë pedonale dhe rekreative për banorët. Po në këtë këndvështrim do të bëhet dhe trajtimi i fasadave të katit përdhe dhe kateve të sipërme përgjatë objektit, duke unifikuar kështu dhe materialet e përdorura në fasada. Po kështu përgjatë pedonales është parashikuar dhe mobilim urban në mënyrë që këmbësorët të akomodohen në objekt.
Kjo zonë ka një qarkullim të lartë të popullsisë dhe do ti japë kësaj zone një frymëmarrje të re, si bulevardi i vetëm në qytet si dhe do të përmirësoje ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve. Imazhi i ri, atraktiv si dhe pedonalja do të sjellin dhe një rritje të bizneseve të zonës.