Kavajë – Drejt përfundimit investimi më i ri në funksion të komunitetit
Konektivitet dhe rikualifikim urban
Projekti është zhvilluar në zonën në dalje të nënkalimit të Golemit, duke u shtrirë në pothuajse të gjitha rrugët kryesore të tij. Nyje të rëndësishme për vizitorët vendas e të huaj që frekuentojnë plazhin. Për shkak se industria e turizmit është një prej drejtimeve kryesore në rritjen e ekonomisë lokale, infrastruktura në funksion të saj synon të lehtësojë aksesin dhe të sigurojë kushtet bazë me standardet më bashkëkohore.
Ky projekt mundësoi rehabilitimin dhe rivitalizimin e kësaj hapësire, duke e bërë atë më të frekuentueshme dhe funksionale sipas kërkesave gjithnjë e në rritje të zonës. Me ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve të kategorive kryesore dhe rrugëve tërthore që e lidhin këtë zonë me disa lagje të tjera të zhvilluara urbane më tepër si; rezidenca, ndërtesa ekonomike, individuale dhe me nje peizazh arkitektonik natyror është krijuar një hapësire publike në funksion të komunitetit. Ndërhyrjet realizuan një zonë rekreative, në masë të konsiderueshme me gjelbërim, relaksuese si dhe me zgjidhje funksionale të përshtatshme për të gjitha grupmoshat.
Shpërndarja e rrugicave përmes hapësirës së gjelbërt bëhet në mënyrë shumë organike, duke iu përmbajtur një rrjedhe të caktuar linjash, të cilat herë pas here ndërthuren për të krijuar sheshe të vogla, me të gjithë mobilimin urban për të pushuar.Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përmes një sërë projektesh në zbatim dhe atyre të parashikuara në vijim është gjithnjë e më pranë lokaliteteve dhe qendrave urbane në të gjithë territorin e vendit.