Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka kërkuar mbështetje financiare nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) për përmirësimin e rrugës ekzistuese nga Zgoshti deri tek Ura e Çerenecit.

Ky projekt është pjesë e programit Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale i cili do të financohet paralelisht nga një kredi e Bankës Botërore dhe synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të gjenerojë përfitime ekonomike si rezultat i ndërlidhjeve rrugore, veçanërisht në bujqësi dhe sektorët e turizmit, të cilët janë shtysa të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

Projekti është në një zonë me vlerë të lartë biodiversiteti pasi ndodhet brenda eko-rajonit të pyjeve të përziera të Maleve të Pindit, i cili kategorizohet nga World Wildlife Fund si Kritik / i Rrezikuar dhe gjendet në një habitat kritik. Afërsisht 13.5 km të rrugës kalojnë përgjatë kufirit perëndimor të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë (Kategoria 2 sipas IUCN; park kombëtar), i cili gjithashtu është përcaktuar si Vend Emerald Kandidat.

Për këtë arsye, konsulenca RSK Group me ndihmën e FSHZH-së, kanë përgatitur një set dokumentash shtesë për vlerësimet dhe planet e veprimit për masat e shmangies dhe zbutjes së ndikimit mjedisor dhe biodiversitetit për të përmbushur Kërkesat e Performancës së BERZH-it (KP).

 

Shkarko dokumentat:

1.Përmbledhje Jo-Teknike (Shqip)

2.Biodiversity Baseline Assessment

3.Biodiversity Management Plan

4.Biodiversity Impact Assessment

5.Habitat Regulations Assessment

6.Land Acquisition and Resettlement Framework

7.Non-Technical Summary (English)