Asfaltohet Ceren – Radomirë
Tiranë- Në mbështetje të komunitetit të zonës dhe industrisë së turizmit ka përfunduar asfaltimi për aksin Ceren – Radomirë. Segmenti që lidh fshatrat Radomirë, Tejs dhe Ujëmirë me rrugën nacionale Kukës – Peshkopi. Rritja e kërkesës për të lehtësuar aksesin drejt pikave turistike të zonës, e përgjatë rrugës solli domosdoshmërinë për një infrastrukturë të përmirësuar. Qarkullim i automjeteve, transport, akses për vizitorët janë elementët kyç që ndikuan në zgjerimin e trasesë, asfaltimit shoqëruar me sinjalistikën përkatëse. Ndërhyrja me financim të Qeverisë Shqiptare do tju sjellë gjatë fundjavave dhe gjatë vitit pranë “ndërtimeve të natyrës” si Liqeni i Zi, Përroi i Gramës dhe atyre të historisë si Kalaja e Dodës.
E nëse aventurat janë “sporti i preferuar”, vijoni hiking përgjatë vargmalit Deshat -Korab ku gjatë shtegut mund të ndaloni për të mbledhur bimë medicinale të favorizuara nga klima e zonës. Në këtë drejtim gjithashtu bujqësia dhe blegtoria do të favorizohen përmes rritjes së tregtisë së produkteve, përkthyer kjo në fitime për ekonomitë familjare. Me pak iniciativë, suportuar nga një sërë grantesh e politikash kombëtare në proces, ndërtimi i strukturave të hotelerisë, agroturizmit janë mundësi të cilat kanë terrenin e duhur natyror, të rrallë për të krijuar “oaze pushimi” nën klimën e pastër veriore. Tashmë këto të fundit janë kthyer në trendin më të ri në vend, duke ndihmuar zhvillimin e zonave, rritjen e punësimit si dhe rikthimin e vetë banorëve pranë bujtinave të tyre. Rrëzë Korabit, mund të ndërtosh investimin e radhës. Historitë e ngjashme të suksesit në veri të vendit po flasin vetë.