Vlorë – Fillojnë punimet për projektin e radhës!
Tiranë- Një prej qyteteve më të bukura të Shqipërisë, pikëtakimi i detit Adriatik dhe Jon me mbështetjen e vargmaleve në lindje, Vlora është një prej destinacioneve “më të lakmuara” në rritje nga vizitorë vendas e të huaj, në çdo sezon të vitit. Në këtë drejtim kërkesa për shërbime, kushte duhet mbi të gjitha të suportohet me akses dhe lehtësim qarkullimi.
Pas një sërë ndërhyrjesh të realizuara të cilat i kanë dhënë hapësira rekreative, si dhe estetikën e denjë për një qytet bregdetar, projekti i radhës është ai i lidhjes së rrugës Transballkanike me Portin e Vlorës. (kjo e fundit një tjetër pikëtakimi e rëndësishme, me funksione të shumëfishta dhe në vëmendje të investimeve). Rruga lidhëse do të jetë në një gjurmë tërësisht të re në një zonë urbane. Fillon nga kryqëzimi i rrugës Transballkanike me rrugën e Zvërnecit e gjeometrikisht ndjek zgjatimin e aksit të rrugës Transballkanike dhe vetëm prane Portit realizohet një rakordim rrethor. Me realizimin e këtij projekti përfundon e gjithë gjatesia e rrugës, pra edhe lidhja e superstradës Fier-Vlorë me rrugën Transballkanike deri në Port. Kështu përmirësohet në menyre të dukshme lëvizja e mjeteve të transportit në port.
Tërësia e projekteve të realizuara dhe atyre në zbatim në këtë qytet synon te transformojnë rrënjësisht dimensionin infrastrukturor të Vlorës.