NJOFTIMI PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Librazhd dhe Bashkia Bulqizë në kuadër të Projektit “Konektiviteti i Rrugëve Rajonale dhe Lokale”, me financim nga Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim-BERZH, kanë përfunduar përgatitjen e Projektit “Sistemim Asfaltim i Rrugës Zgosht – Ura e Çerenecit”.
Për të prezantuar këtë Projekt dhe konsultuar mbi Vlërsimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social (VNMS) ju ftojmë të merrni pjesë në:
Takimin dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit të banoreve të Njesive Administrative të bashkive respektive.
Ditën e Enjte, më datë 22 Tetor 2020, ora 11:00, në Qendrën e Vizitorëve në Fush-Studën, Librazhd.
Takimi do të përqendrohet në prezantimin e Projektit nga kompania projektuese “Seed Consulting” dhe Konsultimi mbi Vlersimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social nga specialistë të FSHZH-së.
Lutemi gjeni me poshte dokumentet e VNM-se (ESIA) per Projektin që do të diskutohet gjatë takimit:
VNM (full report ) rev1_compressed (1)