Rehabilitimi i bllokut të banuar, Fier
Tiranë- Përmirësimi i infrastrukturës urbane është një element thelbësor në përmirësimin e cilësisë së jetesës. Përditshmëria e grupmoshave të ndryshme, të cilat duhet të përdorin transportin dhe të gjithë format e tij shoqëruar me të gjithë elementët e mobilimit urban do të lehtësojnë banorët, si dhe lëvizjen e automjeteve.
Në objektin “Rikonstruksioni i segmentit të dytë të rrugës “Mujo Ulqinaku” dhe segmentit të parë të rrugës “Jakov Mile” kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika horizontale, si dhe vendosja e koshave të mbeturinave e shtyllave të ndriçimit. Aktualisht puna po vazhdon për realizimin e trotuarëve, korsisë së biçikletave, veshjes me pllakë të kateve të parë, suvatime dhe lyerje fasade.
Me financim të Qeverisë Shqiptare, rikonstruksioni i këtyre segmenteve do të standartizojë hapësirën urbane në këtë zonë të qytetit.