Mbi ecurinë e punimeve në Bënçë – Lekdush
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Vijojnë punimet me ritme te mira në segmentin në jug të vendit. Pjesë e Strategjisë Vendore dhe Kombëtare, ky aks përbën një kalim të rëndësishëm për të gjithë turistët.
Deri më tani janë kryer rreth 31% e punimeve të parashikuara.
100%
Deri dje kjo rrugë me mundësi bujqësore e blegtorale ishte e degraduar, duke hequr aksesin dhe ulur të ardhurat në ekonominë lokale. Me rikonstruksionin e saj nga Tepelena në Borsh bëhet e mundur lidhja e luginës se Vjosës dhe Rrugës Gjirokastër – Levan me Bregdetin e Borshit. Agroturizëm për të risjellë në vëmendje dhe prezantuar të gjithë pasuritë natyrore të një zonë që po rizbulohet falë infrastrukturës.