NJOFTIMI PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Info & Lajme, Publikime
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Përmet, njoftojnë se:
Më datë 30 Shtator 2020, ora 11:00, në Bashkinë Përmet tek ambientet e Qendres Kulturore Multifunksionale, do të organizohet Konsultimi me Publikun për projektet:
- Rigjenerimi i Integruar Urban – Qyteti i Përmetit.
- Zhvillimi i Integruar Urban në Zonën Turistike të Ujërave Termale të Bënjës
Konsultimi do të përqendrohet në ndikimet mjedisore, të trashëgimisë kulturore, sociale dhe më gjerë
Objektet e përzgjedhura për tu financuar në kuadër të këtyre projekteve janë:Projekti për Rigjenerim të Integruar Urban – Qyteti i Përmetit:
- Rigjenerimi i Lagjes së Vjeter Historike
- Rehabilitimi i Kanalit të Përroit të Bardhë
- Rigjenerimi urban i hapësirave publike
- Sinjalistika dhe interpretimet turistike
Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban të Zonës Turistike të Ujërave Termale të Bënjës
- Totem, Pikat e kontrollit,
- Vënd parkimi, Zonë pushimi për kampera,
- Zonë kampimi për tendat, Zona e Piknikut,
- Qendra e Parkut.
Lutemi gjeni më poshtë dokumentet e VNM-se (ESIA) per secilin projekt që do të diskutohet gjatë takimit.