Vijojnë investimet në qytetin e Fierit
Tiranë- Fondi Shqiptar i Zhvillimit përtej infrastrukturës lidhëse të zonave rurale dhe atyre urbane ka ndërmarrë një sërë projektesh brenda qyteteve dhe blloqeve të banimit, për të lehtësuar përditshmërinë e banorëve, qarkullimin dhe aksesin në shërbimet bazë. Konkretisht në qytetin e Fierit tashmë dëshmuar me një pamje të re të qendrës së tij, shumë larg nga “këneta e dikurshme”, punimet janë zhvendosur për të kryer rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës “Mujo Ulqinaku” dhe segmentit të parë të rrugës “Jakov Mile”.
Prej komunikimit të fundit deri më tani ka filluar procesi i asfaltimit dhe po punohet paralelisht për krijimin e hapësirës urbane, përmes shtrimit të pllakave në trotuarë, rikonstruksionit të fasadave si dhe korsisë së biçikletave.Ndërhyrjet vazhdojnë për të plotësuar të gjithë kushtet e domosdoshme për krijimin e një ambienti të përshtatshëm nisur dhe nga aktiviteti i vazhdueshëm ekonomik e social i zonës. Kjo seri investimesh po zhvillohet në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale” me financim nga Qeveria Shqiptare.