Tiranë- Ky projekt parashikon përmirësimin e shtresave rrugore që fillon pranë liqenit ose pranë ish hotel turizmit Pukë dhe përfundon pranë stadiumit Ismail Xhemali. Gjatësia total e Unazës është L=1415m, ndërkohë ky objekt trajton vetëm segmentin e parë me gjatësi L=1000m, e cila është e banuar në të dy anët e saj.  Punimet për segmentin e fundit të Unazës me gjatësi prej 415ml do të zbatohen në një fazë të dytë, sapo të zgjidhen e përfundojnë procedurat e shpronësimeve.

Punimet janë parashikuar në segmentet, si më poshtë vijojnë:

Segmenti 1: (Km 0+000m-km 0+100m)

Segmenti 2: (Km 0+100m-km 0+150m)

Segmenti 3: (Km 0+150m-km 0+240m)

Segmenti 4: (Km 0+240m-km 0+640m)

Segmenti 5: (Km 0+672m-km 0+900m)

Segmenti 6: (Km 0+900m-km 1+000m), në të cilat do të kryhen punime si:

-gërmim,

-ndërtim muri pritës,

-ndërtim kasonete,

-skarifikim shtrese asfalti me makineri,

-shtresë çakulli,

-shtresë stabilizanti,

-profilim me binder,

-binder,

-tapet,

-skarifikim asfalti me freze,

-asfaltobeton,

-ndërtim kunete me beton dhe vendosja e bordurës prej betoni,

-ndërtim bankine.

Me ndërhyrjet e mësipërme përmirësohet ndjeshëm lëvizja e mjeteve të transportit dhe njerëzve.