Asfaltohet Kuqan – Thanë!
Tiranë- 7.2 km gjatësi investimi në juglindje të Elbasanit, tashmë janë në dispozicion të banorëve në fshatrat Kuqan – Bujqës – Jagodinë – Murriqan –Thanë. Pozicionuar në Njësinë Administrative Shirgjan dhe Gjergjan, kjo ndërhyrje përmirëson në mënyrë direkte lëvizjen e banorëve drejt shërbimeve, si dhe produkteve e zhvillimit të tregtisë drejt Elbasanit. Munguar ndër vite, amortizimi i këtij aksi mbarte vetëm problematika. Kosto, kufizim lëvizjeje, distancë me zonat urbane, prodhime stok bujqësore e blegtorale shtuar këtu dhe një përditshmëri gjithmonë e më të vështirë kur banorë apo familjarë në nevoja urgjente.
Punimet e zhvilluara që në orët e para kanë dhënë frytet, këto nga drejtues të automjeteve të cilët shpesh e shmangnin aksin apo në të kundërtën ju duhet ta bënin për orë (ngadalësi për të mos dëmtuar mjetin). Nga tregtarë që tashmë qytetet kryesore i kanë pak minuta larg e do tju duhet të paguajnë më pak. Këtu i referohemi produkteve të cilat eksportohen jashtë vendit, pas tregjeve shqiptare. Si dhe në aspektin e komunitetit janë liruar hapësira e sistemuar kanalet vaditëse, trotuarët nga të dy anët, si dhe punime gjelbërimi përgjatë 7.2 km. Gjithashtu qendrat urbane janë më pranë dhe brenda fshatrave është rritur qarkullimi. Të gjithë këto elementë janë bazë për rritjen e një ekonomie lokale, të cilat këto ditë kanë vijuar me krijimin e shoqatave bujqësore, për ti paraprirë ndryshimeve të kërkesës në rritje brenda dhe jashtë vendit për produktet bio që zona ofron.