Thirrje për aplikime në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri
Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (PZHRSH), një projekt i financuar nga SDC dhe ADA, që zbatohet në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, shpall Skemën e Granteve në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti.
Skema e granteve ka për qëllim të mbështesë të gjithë komunitetet dhe njësitë e qeverisjes lokale të prekura direkt nga tërmeti të adresojnë sfidatzhvillimore komplekse të rimëkëmbjes në territoret e tyre, bazuar në potencialet e identifikuara, duke ndjekur orientimet strategjike të planit të rimëkëmbjes.
Objektivi specifik i skemës së granteve PZHRSH është të mbështesë ndërhyrjet e rehabilitimit dhe rindërtimit, veçanërisht në bashkitë më të prekura: Shijak, Durrës, Krujë, Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Kurbin, Mirditë dhe Lezhë, në përputhje me fushat e ndërhyrjes së skemës.
Për të aplikuar apo marrë më shumë informacion, ju lutemi të shkarkoni dokumentat e bashkëlidhur më poshtë:
- Thirrja per aplikime (pdf)
- Shtojca_A_Formulari i_Aplikimit (word)
- Shtojca_A1 Kuadri Logjik ( word)
- Shtojca_B_Buxheti (excel)
- Kontra e grantit tip (pdf)
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 21 Shtator 2020, ora 16.00.