Janë realizuar rreth 40% e punimeve për aksin Ceren – Radomirë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Pas gërmimeve për zgjerimin e trasesë, mbushjen me material shkëmbor si dhe vendosjen e tombinove në rrugë, ka filluar ndërtimi i muraturave të gurit në 2 km, ku janë ndërtuar rreth 1700 m3 muraturë guri. Ndërkohë në javët në vazhdim do të punohet me zgjerimin e trasesë së rruges brenda në fshatin Tejs, ndërtimin e muraturës së gurit dhe mbushjen me zhavorr e çakull të saj.
100%