Seminari i parë “Komuniteti i Praktikës”
Info & Lajme, Lajme
Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi seminarin e parë “Komuniteti i Praktikës” në ambient të hapur në fermën e parë sociale në rajonin nr. 3. Pjesëmarrësit si biznesi i vogël, ekspertët, studiuesit nga institucionet lokale dhe inovatorët e rinj diskutuan dhe ndanë përvojën praktike mbi një sfidë të përbashkët për të gjithë: “Punojmë së bashku drejt Bujqësisë Organike”. Takimi u mundësua nga Ferma Sociale “Emmanuel and friends”.