Programi i Ujësjellësave Ruralë III
Realizimi i skemave në Lot 1 dhe 2
Problematikat e ujit të pijshëm në vendin tonë kanë sjellë nevojën për një planifikim afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Një detyrim ndaj konsumatorit për cilësi dhe furnizim me ujë të pijshëm. Në këtë kuadër kanë qenë të vazhdueshme reformat nga Qeveria Shqiptare në sektorin e furnizimit me ujë dhe të ujësjellës-kanalizimeve. Pjesë e të cilës është dhe investimi në Programin e Ujësjellësave Ruralë, me qëllim mbulimin përmes rrjetit të furnizimit me ujë të pastër higjenikisht dhe pa ndërprerje të popullsisë së zonës. Vendosja e tarifave mjaft të ulëta e ka bërë të përballueshme për komunitetin, marrjen e shërbimit. Programi në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është i ndarë në 4 lote grupuar në qarqe, të caktuara. Deri më tani kanë përfunduar ndërhyrjet në terren dhe janë në fazë testimi të punimeve në Lotin 1 dhe 2, ku konkretisht përfshihen skemat si më poshtë vijojnë:
LOT I:
1. |
Korçë |
Devoll | Menkulas, Poncar, Bracaj, Dobraj, Zicisht, Sul, Gjyres, Fitore,Koshnice |
2. | Korçë | Kamenice , Dvoran | |
3. |
Elbasan |
Njesia Administrative Rrajce, (Kovanik,Skenderbe,Sutaj,Bardhaj) |
LOT II:
4. | Dibër | Dibër | Rrjeti i brendshem i fshatrave: Dohoshisht, Çetush, Pollozhan dhe Tomin (Nj.A Tomin) |
5. | Klos | Ndertim ujesjellesi per fshatrat Skenderaj-Kurdari-Suç-Kujtim | |
6. | Mat | Fshatrat e Njesise Administrative Komsi, fshatrat German, Midhe, Koder Çerre | |
7. | Kukës | Tropojë | Skema e furnizimit me uji të pijshëm për Njësinë Administrative Tropojë Fshat.” |
8. | Tropojë | Skema e furnizimit me uji te pishëm për grup-fshatrat Rrogam, Cerrnicë, Dunishë, Bukovë dhe Llugaj.” | |
9. | Lezhë | Lezhë | Kallmet i Madh dhe Kallmet i Vogel, Njesia Adm.Kallmet |
Ndërkohë për Lotin III dhe IV, ecuria fizike e punimeve në terren vijon përkatësisht në shifrat 40 dhe 74% të totalit.