Tiranë-Janë realizuar rreth 65% e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Pogradec- Tushemisht. Aktualisht po punohet në aksin kryesor në km 0 -3.6. Ka filluar shtresa e stabilizantit në km e parë, f.v bordurë, mbjellje peme, punime elektrike dhe punime kanalizime. Nd威而鋼
ërkohe në rrugët sekondare po vijohet me shtresë çakëlli dhe me të njëjtat procese si në aksin kryesor.

Vlen për tu theksuar se ky aks vjen në ndihmë direkte të banorëve të Progradecit dhe lokaliteteve përreth, ku turizmi është drejtimi kryesor ku janë përqëndruar të gjithë iniciativat private. Zonat e pasura në bukuri natyrore e traditë kulinare të kaluar ndër breza mirëpresin për fundjava çlodhjeje dhe argëtimi, të gjithë grupmoshat.