Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e rrugës Salari – Dukaj
Tiranë-Aktualisht jemi në metrat e fundit për hedhjen e shtresës së binderit dhe asfaltobetonit, në të gjithë gjatësinë e rrugës. Gjithashtu deri më tani kanë përfunduar punimet për muret mbajtës e pritës betoni dhe realizimin e bordurës së rrugës. Ka përfunduar realizimi i bankinave anësore me stabilizant dhe është drejt perfundimit vendosja e guardrail, si dhe sinjalistika vertikale.
6.6 km investimi që ndërthuret dhe me akset e tjera që janë në rikonstruksion e sipër në Labëri, duke plotësuar një paketë në shërbim të zhvillimit të ekonomisë lokale dhe turizmit. Infrastruktura është bazike në transport, tregti si dhe komoditet për vizitorët. Dalje më e shpejtë në tregje dhe bregdet është domosdoshmëri, dukje sjellë më shumë të ardhura. Kjo për banorët e zonës nënkupton siguri për të ardhmen, për të investuar në mundësi të reja ekonomike.