Tiranë- Vijon puna për rikonstruksionin e rrugës “Qafë Thorë – Theth”. Jemi në 20% të punimeve, ku aktualisht po punohet për muret e gurit në Km 2.00 – 3.00 dhe Km 4.00 – 5.00.
Paralelisht vijohet në gërmim shkëmbi dhe zgjerim aksi km 0.800 ~ 1.00 dhe +12.600.

Ecuria e punimeve
100%
Përmes lehtësimit të infrastrukturës, së shpejti do të mbërrish në pak kohë në destinacion dhe “pa sikletin e rrugës”. Distancat shkurtohen dhe rritet siguria. Duhet patjetër të shënosh Alpet e Veriut, për një vizitë turistike. Origjinaliteti dhe tradita aty i rezistojnë me këmbëngulje kohës dhe natyra të fton në turizëm aventure. Me gatimet tradicionale, të bujtinave që vazhdojnë zhvillohen do të ndihesh si në shtëpi!

#VizitoThethin