Rehabilitimi i aksit rrugor “Dëshmorët” dhe Rehabilitimi i rrugës “Egnatia” Loti III”, Durrës
Tiranë- Qyteti bregdetar është një nga qendrat e rëndësishme ekonomike e kulturore të vendit, ku janë në zbatim e sipër një sërë projektesh të kualifikimit urban. Ndërhyrja më e fundit në bashkinë Durrës parashikon si më poshtë:
I.Rehabilitimin e aksit rrugor “Dëshmorët”
Ridimensionimin e rrugës duke rritur gjerësinë e trotuareve dhe pjesën e gjelbëruar, ndërtimin e KUB, ndriçimin dhe sinjalistikën. Parashikohet ndërtimi i dy rrethrrotullimeve, parkim për automjete dhe stacione autobuzësh për linjat Plazh, Golem dhe Shkozet.
II.Rehabilitimi i aksit rrugor “Egnatia”, Loti III
Gjendja ekzistuese e shtresës asfaltike është e dëmtuar. Përveç rikonstruksionit të plotë inxhinierik edhe për këtë aks rrugor parashikohen vende parkimi për automjete dhe stacione autobuzësh, ndërtimin e KUB, ndriçimin dhe sinjalistikën.
Kjo synohet të sjellë një përmirësim të cilësisë së jetesës së banorëve, nëpërmjet sigurimit të rreth 30 000 m2 hapësirë publike urbane, me parkime dhe stacione autobuzësh.
Qëllimi primar është të jemi më pranë qytetarëve përmes infrastrukturës e cila do të sjellë , lëvizje të orientuar të transportit dhe këmbësorëve, rritje të sigurisë së tyre si dhe shtim të hapësirave publike.Gjithashtu kjo do të sjellë përmirësimin e aksesit në objekte të rëndësisë së veçantë, si Porti dhe zona arkeologjike.
Duke qenë se Durrësi mirëpret një numër të lartë turistësh, pritet që impakti nga zbatimi i projektit të jetë i lartë. Gjithashtu, përgjatë këtyre rrugëve shtrihen mbi 100 biznese që do të jenë përfitues të drejtpërdrejtë.