Mbi ecurinë e skemave të Ujësjellësit, Durrës
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Vijon puna në skemën e parë, te Shkëmbi i Kavajës – Njësia Administrative Rrashbull. Deri më tani janë ndërtuar 29 puseta komandimi e matësa uji për pallatet.
- Në vazhdim do të punohet me instalimin e pjesëve speciale në pusetat e ndërtuara dhe kryerjen e testeve të presionit.
Ndërkohë në dy skemat në fshatin Arapaj, ish ferma Xhafzotaj janë ndërtuar linjat e tubacionit në rrjetin e brendshëm dhe ka filluar vendosja e pusetave të shpërndarjes së ujit te banorët.
- Në vazhdim do të punohet më ndërtimin e linjave të ujësjellësit e pusetave familjare në rrjetin e brendshëm dhe ndërtimin e pllakës së dhomës së valvulave te depo e ujit 6000 m3.
Gjithashtu në skemën e fundit në Njësinë Administrative Katund i ri, fshatrat Jube, Erzen Sukth, Qerret, Katund i Ri, Fllake, Sektori Rinia dhe Mamez & Lagje Mirditorëve ka filluar montimi i pusetave të matësve të ujit në degëzimet e fshatrave në linjën e transmetimit.
- Në vazhdim do të punohet me ndërtimin e linjave të ujësjellësit, pusetave të ndryshme në rrjetin shpërndarës.