Mbi ecurinë e punimeve në Ceren Radomirë
Tiranë- Janë realizuar rreth 20% e punimeve, të cilat deri më tani janë fokusuar në procese si; gërmimet për zgjerimin e trasesë, mbushjen me material shkëmbor dhe vendosjen e tombinove në rrugë. Në javën në vazhdim do të punohet me zgjerimin e trasesë së rrugës në hyrje të fshatit Tejs dhe mbushjen me zhavorr e çakull të saj. Radomira rrëzë Korabit do të aksesohet më lehtë dhe në kohë më të shkurtër. Fillimisht do të hasni një nga zonat ku natyra nuk ka patur ndërhyrje nga dora e njeriut.
Ndërkohë banorët e këtij fshati dhe të atyre përreth kanë ruajtur traditën, zakonet e deri në elementë të kulinarisë për vizitorët që duan një përvojë të plotë të veriut. Turizmi i aventurës, për shkak të pozicionit gjeografik është njëra prej “degëve më të ndjekura”. Përmirësimi i infrastrukturës synon të rrisë qarkullimin në zonë të mjeteve të ndryshme të transportit. Sa më shumë vizitorë prej vargmaleve e deri në Liqenin e Zi, më shumë mundësi reale për të investuar. Me rritjen e kërkesës, vijojnë rriten dhe shërbimet përgjatë këtij aksit.