Unaza Ekonomike Konispol- Realizimi i objektit në funksion të agroturizmit
Tiranë- Në skajin më jugor të vendit tonë, tashmë kanë përfunduar shtresat asfaltike si dhe sinjalistika horizontale dhe vertikale. Një investim i pritur prej kohësh për zhvillimin e tregtisë, turizmit dhe agroturizmit.
Zona e pasur në agrume furnizon tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përmirësimi i infrastrukturës në këtë drejtim lehtëson transportin e rrjedhimisht duke rritur kërkesën për më shumë sasi. Kjo për banorët vendas të cilët kultivojnë mandarina, ullinj etj përkthehet në më shumë të ardhura dhe mundësi të reja investimi në këtë fushë.
Vitet e fundit janë rritur iniciativat private, bizneset e vogla të cilat depozitojnë të gjithë prodhimet e më pas vijojnë me shpërndarjet. Këto biznese mund ti hasni përgjatë Unazës Ekonomike, pasi janë vendosur pranë banorëve dhe pranë “rrugës së shtruar” në të njëjtën kohë për lehtësi dhe transport më të shpejtë.
Ndërhyrja është zbatuar në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale” financuar nga Qeveria Shqiptare.