Unaza e qytetit B. Curri, faza e dytë
Tiranë- Në qytetin verior puna vijon në lagjen Partizani, konkretisht me vendosjen e bordurave anësore, pusetat elektrike dhe të kub si dhe linjat elektrike. I njëjti proces po vijon dhe në segmentin e lagjes Dardania. Realizimi faktik i punimeve është në vlerën 30% dhe po ecën me ritme mjaft të mira.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit përveç përmirësimit të infrastrukturës dhe lidhjes së zonave rurale me akset nacionale po zbaton gjithashtu një pjesë të projekteve në blloqet e banimit brenda disa qyteteve kryesore të vendit.
Përmirësimi i infrastrukturës duhet të jetë gjithashtu pjesë e përditshmërisë së banorëve në qytet, të cilët janë përfitues direkt. Duke sjellë mundësimin e kushteve komode për të gjitha grupmoshat, si për këmbësorët dhe për automjetet. Marrja e shërbimeve bazë do të jetë më e lehtë dhe jo më një çështje problematike apo kaosi.