Krijimi i qendrave të fshatrave me sipërfaqe qëndrimi, pushimi, parkimi dhe lulishte, fshati Fushë Peshtan
Tiranë- Fshati Fushë-Peshtan,është pjesë e bashkisë Poliçan qarku Berat së fundmi kthyer në një atraksion turistik nga zbulimet e fundit arkeologjike është pjesë e ndërhyrjes për përmirësimin e qendrës me hapësira urbane.
1950 m2 me trotuare, lulishte, parkim dhe ndriçim me kushte për investime në turizëm dhe sektorët mbështetës të turizmit. Projekti synon përmirësimin e qarkullimit, cilësisë së jetës së banorëve dhe nxitjes së investimeve në turizëm.


Me një hapësirë të re dhe infrastrukturë moderne do të krijohen dhe kushtet për të apasionuarit pas historisë, për të vizituar rrënojat e qytetërimeve të antikitetit të vonë (shek.. VI e.s.).
Vendbanimi kompleks antik ka sjellë turistët e parë e rrjedhimisht me ta lind nevoja për kushte pritëse e akomoduese në zonë. Kjo do të mundësojë rritjen e shërbimeve dhe ekonomisë lokale.