Rikonstruksioni i rrugëve të rajonit të Sotallarëve
Tiranë- Projektet e reja në shërbim të qytetarëve vijojnë të marrin jetë në të gjithë territorin e vendit. Sot jemi në Divjakë ku tashmë kanë filluar punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore në këtë bllok banimi në bashkinë e Divjakës.
Ndërhyrja në një gjatësi investimi prej 4.5 km do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve, duke krijuar kushte më të mira jetese për ta. Gjithashtu një infrastrukturë bashkëkohore nxit rritjen e investimeve në sektorin e agroturizmit dhe shërbimeve mbështetëse.
Shkurtimi i distancave do të lehtësojë aktivitetin tregtar përmes aksesit në tregje, si dhe do të sjellë shpeshti të lëvizjeve, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të zonës.
Si një shtysë e re për turizmin kjo rrugë do të sigurojë standarde bashkëkohore prej pajisjes me sinjalistikën përkatëse dhe në proceset e asfaltimit.