LOT III – Segmenti në përfundim të rikonstruksionit të Lumit Vlorë
Tiranë- Me një gjatësi investimi rreth 23 km, segmenti Ura e Laskos – Kuç dhe Ura e Laskos – Qeparo mbyll investimin që do të sigurojë përmirësimin e ndjeshëm të jetës së banorëve përgjatë fshatrave të Lumit Vlorë.
Ndërhyrja parashikon proceset si:
- punime gërmimi e mbushje,
- ndërtimin e shtresave rrugore,
- ndërtimin e veprave të artit të mëdha,
- ndërtimin e mureve pritëse dhe mbajtëse,
- ndërtimin e bankinave në gjithë gjatesinë e rrugës me stabilizant,
- ndërtimin e rrjetit shpërndarës të fibrave optike,
- ndërtimin e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale,
- mbrojtjen me parmake mbrojtës metalik (guard-rail),
- mbrojtjen e skarpatave me rrjete teli, për të kontrolluar rënien e gurëve mbi trupin e rrugës.
Projekti do të sjellë më afër qendrat e bashkive Himarë, Vlorë dhe Sarandë për të marrë shërbimet të gjithë banorët e zonave. Të aksesueshme më lehtë si për këmbësorët dhe automjetet, tokat bujqësore do të kenë një vëmendje të shtuar duke nxitur podhimin, tregtinë si dhe zhvillimin e agroturizmit. Dhe jo vetëm. Në industrinë e turizmit, përmirësimi i infrastrukturës do të sjellë më shumë lëvizshmëri, rrjedhimisht të ardhura përmes shkurtimit të distancave. Duke suportuar zhvillimin e ekonomive lokale në destinacionet bregdetare.