Tiranë- Janë realizuar rreth 78% e punimeve në objektin “Ndërtimi i Urës mbi lumin Zezë dhe mbrojtja nga përmbytjet në qytetin Fushë Krujë”.
Aktualisht po punohet më ndërtimin e murit b/ arme dhe murit prej gabioni në anën e majtë të lumit.

Me popullsi direkte përfituese rreth 5000 banorë, qëllimi i parë i kësaj ndërhyrje të munguar prej kohësh është mbrojtja e jetës së qytetarëve, të cilët kanë kaluar dhe situata rreziku përtej dëmit ekonomik të përsëritur disa herë në banesat e tyre. Dëm i cili i ndiqte dhe në tokat e tyre bujqësore të përmbytura ku hidheshin poshtë investimet e banorëve.

Tashmë përmes kësaj ndërhyrje sistemimi i lumit ka bërë të mundur prej muajsh që banorët të qëndrojnë të sigurtë në shtëpitë e tyre.
Projekti që përveç ndërtimit të urës në qendër, që ka lehtësuar në mënyrë drastike lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve ka bërë gjithashtu të mundur sistemimin e lumit, për ta mbrojtur zonën nga erozioni dhe gërryerjet.