Përmbledhja e gjetjeve kryesore të vrojtimit të turistëve, grupeve të fokusuara dhe numërimit të turistëve 2019
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (QSHKE), e kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) realizoi një vrojtim të turistëve në 9 zona në të cilat po zbatohet Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik (PZHIUT), si dhe katër grupe të fokusuara në 4 qendrat urbane të përzgjedhura për zbatimin e Projektit në bashkëpunim me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në këto qendra. Ky raport është i ndarë në katër kapituj kryesorë: Kapitulli i parë paraqet një përshkrim të Vrojtimit të Turistëve 2019; Kapitulli i dytë analizon Gjetjet e Vrojtimit të Turistëve, 2019 dhe një krahasim i të dhënave me vrojtimin e vitit 2018 dhe studimin bazë 2016; Kapitulli i tretë përshkruan Gjetjet e Diskutimeve në Grupe të Fokusuara dhe Kapitulli i katërt paraqet Gjetjet e Numërimit të Turistëve në 9 destinacione turistike të përfshira në projekt.
Për më shumë informacion si më poshtë vijon:
Versioni Shqip: PIUTD_ADF_ALB_Raport final_2019
Versioni Anglisht: PIUTD_ADF_ENG_Final Report_2019_