Infrastrukturë bashkëkohore në qytet!
Info & Lajme, Lajme
“Ndërtimi i rrugës së re përgjatë lumit të Osumit si dhe ndërhyrje përmirësuese në bypassin e rrugës “Antipatrea” dhe rehabilitimi i rrugës lidhëse ndërmjet rrugës “Shëtitorja Osumi” dhe rrugës “Antipatrea”, bashkia Berat”
Deri më tani ka përfunduar ndërtimi i kanalit të mbuluar që kalon në trupin e rrugës.
Aktualisht është duke u punuar në ndërtimin e mureve mbajtëse në të dy krahet e rrugës në segmentin “Ura e re – Shish” ku janë realizuar rreth 60% e tyre dhe është duke u realizuar mbushja në trupin e rrugës.
Ndërhyrja synon përmirësimin e lidhjes rrugore të dy lagjeve te qytetit dhe njësisë administrative Velabish, Sinjë me qendrën e qytetit. Duke rritur lëvizshmërinë dhe mundësitë për zhvillim ekonomik të banorëve përfitues.