Tiranë- Kjo ndërhyrje parashikon rikonstruksionin e rrugës Vidhish-Luar, rikonstruksionin e rrugës Shkolla – Pylli i Luarit. Pjesë e projektit është ndërtimi i parkut Agroturistik me sheshe për aktivitete tregtare, sociale dhe ndërtimi i pedonaleve.

Ky investim është një investim komplementar me ndërtimin e rrugës Roskovec- Berat, parashikuar për financim nga programi i Turizmit të financuar nga BERZH.

Fshati Luar është është pjesë e Programit 100 Fshatrat dhe ndërtimi i Parkut agroturistik do të mundësojë zhvillimin e bizneseve lokale me produkte të zonës, nxitjen e turizmit dhe agro-turizmit dhe përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe pushimit për qytetarët dhe vizitorët.