Mbi ecurinë e punimeve Kuqan- Thanë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Vijojnë me ritme të larta punimet për rikonstruksionin e rrugës Kuqan- Bujqës.
Kanë përfundur rreth 650 ml shtresë binder ne segmentin Bujqës-Jagodinë, si dhe po bëhen pjastrat e shtresave të çakëllit në segmentin Kuqan- Bujqës rreth 1.3 km, për të vazhduar kështu asfaltimin në ditët në vijim.
Ndërkohë në segmentin Murriqan-Thanë punohet në proceset: gërmim dheu kasonete, shtresë zhavori, ndërtim mur betoni, ndërtim vepra arti, betonim kanal vaditës etj.