Programi i Ujësjellësave, LOT 4
Në të përfshihen bashkitë Tiranë dhe Durrës, ku vijon puna në skemat përkatëse. Konkretisht në Njësinë Administrative Zall Basta po punohet me ndërtimin e linjave në rrjetin e transmetimit dhe rrjetin e brendshëm të fshatit Vilëz.
Në skemën e ujësjellësit Shkëmbi i Kavajës në Njësinë Xhaf Zotaj vijon ndërtimi i pusetave dhe montimin e pjesëve speciale në to.
Si dhe në skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri puna ka filluar me ndërtimin e depos Kulle 200 m3 dhe me ndërtimin e pusetave në rrjetin shpërndarës.
Me financim të qeverisë Shqiptare, Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian zbatimi i këtij programi në të gjithë vendin synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe të pastër higjienikisht, duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës.