Përmirësimi i infrastrukturës – Siguri dhe shërbime për sezonin turistik
Nga veriu në jug
Përmirësimi i infrastrukturës, në shërbim të komunitetit
Gjithmonë në zbatim të rregullave dhe udhëzimeve ligjore, mbi distancimin social për aktivitetet në ambientet e punës
Në bashkëpunim me CEB, WBIF si dhe Qeverinë Shqiptare janë realizuar rreth 60% e punimeve për ndërtimin e qendrës së shërbimeve të integruara Palasë, rehabilitimit të ballkonit të Potamit dhe parkingut në Dhërmi. Projekti zhvillohet në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.
Një seri objektesh, në shërbim të komunitetit dhe turistëve. Në këtë qendër do të përfshihen funksione të emergjencave civile si: qendra shëndetësore, post policie, zjarrëfikëse, postë kufitare dhe pistë për ulje helikopteri.
Qendra është projektuar buzë rrugës së plazhit për akses më të shpejtë. Çdo shërbim do të ketë godinën e tij. Dhe të gjitha godinat kanë një shesh të përbashkët shërbimesh, për parkim dhe grumbullim.
Projekti është pjesë e një sërë ndërhyrjesh të që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryen në qytetet bregdetare, për tju dhënë hapësirën e duhur banorëve dhe vizitorëve dhe “rimodeluar” produktin turistik që ofrohet.