Projekti i ri në qytetin e Beratit!
Siguria vjen e para!
Vijon zbatimi i projekteve në të gjithë territorin e vendit
Gjithmonë në zbatim të rregullave dhe udhëzimeve ligjore, për aktivitetet në ambientet e punës
Duke garantuar rregullin e distancës sociale tek punonjësit, me hapa modest por të sigurt
Për të rikonstruktuar kështu nyjet e rëndësishme, si në zonat rurale dhe urbane
“Ndërtimi i rrugës së re përgjatë lumit Osumit, si dhe ndërhyrje përmirësuese në bypassin e rrugës Antipatrea dhe rehabilitimi i rrugës lidhëse ndërmjet rrugës Shëtitorja Osumi dhe rrugës Antipatrea, Bashkia Berat”
Kjo rrugë shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë në fushën e turizmit, si dhe realizon lidhjen mes zonave të banuara të qytetit.
Me përfitues direkt 65.000 banorë projekti është i ndarë në 4 segmente:
Segmenti 1: Rruga “Ura e Re –SHISH” Kjo rrugë do të lidhë rrugën “Staver Naco” me rrugën “Antipatrea” me anë të një rrethqarkullimi dhe do të shërbejë si një by-pass për devijim e trafikut të rënduar.
Segmenti 2: Rruga Antipatrea, e cila fillon te trajtohet në pikën e lidhjes me rrugën e projektuar “SHISH-Ura e Re”(sipas projektit të Bashkisë), me anë të një rrethqarkullimi vazhdon në drejtim të qytetit për rreth 500 m, ku kryqëzohet me rrugën “Shetitorja Osumi”
Segmenti 3: Rruga “Shëtitorja Osumi” e cila fillon nga kryqëzimi me rrugën “Antipatrea” dhe vazhdon përgjatë lumit Osum, deri në kryqëzimin me rrugën “Santa Lucia” me një gjatësi rreth 800 m.
Segmenti 4: Rruga “Santa Lucia” e cila fillon nga kryqëzimi me rrugën “Shëtitorja Osumi” dhe bashkohet me bulevardin, për të përfunduar sërish në rrugën Antipatrea.