Informacion dhe destinacione-Radomirë
Unë rri në shtëpi!
Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.
Fshati Radomirë cilësohet shpesh si “hyrja” për në malin e Korabit. Është pjesë e një prej shtigjeve hiking më të gjatë përgjatë vargmalit Deshat-Korab, i cili fillon nga Maqellara e në dalje të Kalasë së Dodës.
Gjatë dimrit klima e ftohtë siguron reshje bore të vazhdueshme, i përshtatshëm për të gjithë vizitorët që ushtrojnë skitë dhe ata që duan të mësojnë.
E gjatë verës Liqeni i Zi, Përroi i Veleshicës dhe ai i Gramës ofrojnë një turizëm natyror me ajër të pastër përshtatshëm për; Hiking, Trekking si dhe mbledhje të bimëve medicinale.
Në mbështetje të turizmit dhe komunitetit, duke lehtësuar aksesin FSHZH është në punë e sipër për aksin Ceren-Radomirë. Ky aks do të lidhë fshatrat Ujëmirë, Tejs dhe Radomirë, me rrugën nacionale Kukës-Peshkopi.