Unë rri në shtëpi

Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.

A e dini se?

Në qarkun Gjirokastër numërohen 544 monumente të kulturës dhe 33 zona të mbrojtura. Dëshmi të një historie e trashëgimie kulturore të rrallë. Pasuri kombëtare e cila vlerësohet nga një turizëm në rritje, ku vetëm për periudhën Janar – Gusht 2019, 17 mijë turistë kanë vizituar muzeumet e qytetit Gjirokastër.

Në këtë kuadër Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndër projektet e tij në fokus dhe atë për “Sistemin e Muzeve”.
Projekt i cili ka për qëllim zhvillimin e një produkti turistik përbërë nga disa rrjete muzesh, si dhe aktivitete të cilat synojnë të nxisin një qëndrim më të gjatë të vizitorëve në Gjirokastër.
Më konkretisht, investimet e përzgjedhura për tu financuar janë:
– Restaurimi dhe Muzealizimi i Muzeut Etnografik
– Muzealizimi i Shtëpisë së Ismail Kadaresë
– Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut “Kronikë në gurë” – Rruga Sokaku i të Marrëve
– Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut të Edward Lear dhe Udhëtarëve;
– Koncepti i website-it të “Network of the Historical Houses” në Gjirokastër.