Në përfundim skemat e Ujësjellësave në zonat rurale, Dibër-Kukës-Lezhë
Tiranë- Kontrollet e fundit vijonë në skemat; Tomin -bashkia Dibër, Komsi – bashkia Mat, Suc – bashkia Klos, Kallmet – bashkia Lezhë, Aste dhe Cernicë – bashkia Tropojë. Aktualisht po punohet në të 6 skemat për testet përfundimtare dhe shpëlarjen e rrjeteve kryesore. Puna është përqëndruar me linjat për lidhjet e shtëpive. Po kryhet montimi i pusetave plastike të shpërndarjes. Si dhe vazhdon të punohet me linjat e Kuz në Kallmet dhe skemën e Tominit Dibër ku janë realizuar mbi 90% e tyre.
Lot 2, në kuadër të FUZR III parashikon 10 skema të reja me një shtrirje gjeografike në 30 fshatra, në verilindje të Shqipërisë.16.609 banorë përfitues direkt, të një sistemi furnizimi pa ndërprerje dhe me ujë higjenikisht të pastër dhe me tarifa të përballueshme. Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale është një Program i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Europian.