Tiranë- 67.000 m2 në rikonstruksion të plote nga Porti e deri te Sfinksi. Sheshi “Taulantia” është nyja e qytetit, ku takohen të gjitha rrugët e tij të brendshme. Me qëllim kryesor për të rritur dhe pasuruar hapësirat publike. Deri dje kjo zonë paraqiste problematika si; sipërfaqe të mëdha buze detit të kthyera ne vend depozitimi mbeturinash, ambiente biznesesh të pa sistemuara, kioska të vendosura çrregullt, pllakat e shesheve shkak për incidente pranë lojërave të fëmijëve, mungesë ndriçimi etj.

Sot ne punë e sipër për ambiente të gjelbëruara, lulishte që do të shtrihen në një hapësirë 21.000 m2, punime ndriçimi përgjatë gjithë vijës, duke mos u orientuar më” nga drita e bizneseve pranë detit. Krijimi i ambienteve sportive, për aktivitete sociale, si dhe hapësira e re prej 6000 m2 e parkimit si elementë të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.