Tiranë- Programi i Ujësjellësave në zonat rurale, Durrës. Punimet vijojnë për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri lot 4.4, i cili vjen në shërbim për banorët në fshatrat Jube, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Manzë, Sektori Rinia dhe lagja Mirditë.  Aktualisht po punohet me ndërtimin e linjave në rrjetin e transmetimit dhe të brendshëm të ujesjellësit.

Deri në këte dite është bërë furnizimi dhe vendosja në kanale në rrjetin e brendshëm dhe në rrjetin e transmetimit. Si dhe ka filluar ndërtimi i pusetave të ajrimit dhe shkarkimit në linjën e transmetimit.Lot 4, ku bëjnë pjesë përkatësisht qarqet Tiranë dhe Durrës ka një shtrirje në 18 fshatra, në rajonin qendror.  Dhe 36.418 banorë përfitues direkt, të një sistemi furnizimi pa ndërprerje dhe me ujë  higjenikisht të pastër.