Tiranë- Unaza Bujqësore e Myzeqesë është një nga projektet e shumta në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku ndryshimi i ka hapur rrugë ekonomisë familjare e lokale të 15.000 banorëve, si dhe mundësive të reja për investime në bujqësi e blegtori! Me financim të Qeverisë Shqiptare ky segment do të lehtësojë dhe do të sigurojë një dalje më të shpejtë të produkteve në treg. Me herët në mungesë të një rruge pjesa më e madhe e prodhimeve qëndronin në kufijtë e një konsumi familjar, apo tregtimi ambulant në rrugë. Për këtë arsye prodhimi qëndronte në kuota të ulëta, duke sjellë kosto të larta ekonomike.

Before After

 

Gjithashtu kishte vështirësi të theksuara në marrjen e shërbimeve bazë për banorët e zonës, (spitale, shkolla etj) të përkthyera në orë transporti problematik. Sot në një gjatësi investimi prej 11 km do të sigurohet një zgjidhje në ndihmë të banorëve. Në rritjen e tregtisë së produkteve bujqësore e blegtorale me dalje direkte në tregun e Lushnjës, si dhe për të arritur shërbimet bazë më shpejt në bashkitë Lushnje dhe Berat. Të gjithë këto elementë përbëjnë dhe ndikojnë një cilësi më të lartë jetese, pasi nuk është thjesht një rrugë, por një siguri afatgjatë në shërbim të drejtpërdrejtë të komunitetit.