Tiranë- Sipas historianit N.SH, gazetar e studiues në enciklopedinë e tij për Tepelenën, mendohet se emri i fshatit Salari vjen nga turqishtja dhe do të thotë “e dhjeta e kashtës”, një taksë që paguhej në kohën e perandorisë nga të gjithë banorët e zonës. Ky fshat  do të lidhet me fshatin Dukaj përmes investimit më të fundit të Qeverisë Shqiptare. Rruga është në rikonstruksion e sipër në një gjatësi 6.6 km, duke qenë pjesë e një zinxhiri investimesh në të gjithë zonën e Labërisë.

Deri më tani janë drejt përfundimit punimet e gërmimit dhe mbushjes për profilimin e rrugës, në Segmentin Kthesa Salari-Salari. Si dhe po vijon puna në procese si, hedhja e shtresës së çakullit, ndërtimi i kalimeve me tombino dhe për bazamentin e murit pritës.
Punimet janë realizuar në masën 40% dhe janë duke u zbatuar të gjithë masat e sigurimit teknik, si dhe me sinjalistikën e nevojshme në objekt për sigurinë e stafit dhe banorëve.