Hapësira e re urbane, përmes rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës.

Tiranë- Kjo rrugë me gjatësi thuajse 100 km do të lidhë “Bypassin” e Vlorës me Qeparoin duke kaluar nëpërmjet Urës së Peshkëpisë – Urës së Laskos – Kuç-it dhe një sërë fshatrash të tjerë. Rruga do të ketë dhe një degëzim nga Peshkëpia për në Selenicë dhe në kryqëzimin e autostradës Levan-Tepelenë. Me financim të Qeverisë Shqiptare, Fondit Kuvajtian dhe Fondit Saudit, ky korridor i ri, i cili do të lidhë qarkun e Vlorës me bregdetin Jonian, do të jetë me standardet më bashkëkohore.Më herët rruga paraqitej në gjendje të amortizuar dhe në disa segmente e pakalueshme, për shkak të dëmtimeve të rënda.

Sot në transformim e sipër, do të mundësohet një hapësirë e re, në funksion të nxitjes së turizmit si dhe rritjes së bujqësisë e blegtorisë. Aktualisht po punohet me vazhdimin e hedhjes së nënbazës në disa segmente dhe me gërmime e lidhje hekuri për disa nga veprat e artit. Projekti synon të ndihmojë duke krijuar një dalje të shpejtë dhe direkte të produkteve të zonës në tregjet vendase dhe të rrisë mundësitë për të stimuluar industri përpunuese të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Ndryshimet e para të një infrastrukture të përmirësuar kanë filluar të vihen re nga vetë banorët përgjatë gjithë kësaj vijë