Tiranë-Në datën 24 Janar në qytetin e Beratit u organizua aktiviteti për prezantimin e “Programit të Turizmit për zhvillimin ekonomik local” financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania. Në këtë aktivitet morën pjesë biznese të cilët operojnë në sektorin e turizmit në Berat.

Në fjalën e tij përshëndetëse, përfaqësuesi i Delegacionit te Bashkimit Evropian, Mr. Enzo Damiani, theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm të turizmit në katër rajonet që programi mbulon si dhe theksoi impaktin shumë pozitiv për zhvillimin e SME-ve të turizmit nga mbështetja dhe asistenca teknike e ofruar nga Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH.

Ndërsa në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë së Beratit, z. Ervin Demo prezantoi prioritetet e Bashkisë Bashkia Berat për zhvillimin e sektorit të turizmit në Berat, duke përmendur disa nga projektet kryesore të nisura për përmirësimin e infrastrukturës në zonën historike të qytetit si dhe vlerësoi mundësinë që po i ofrohet bizneseve të vogla dhe të mesme nga ky program për të patur akses në shërbimet e konsulencës për të rritur standardet dhe konkurrueshmërinë me bizneset brenda dhe jashtë vendit.

Znj. Fabjola Mecaj nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund informoi të pranishmit mbi rëndësinë që i ka vënë këtij programi Qeveria Shqiptare, dhe angazhimin përkatësisht në katër zonat kryesore, Berat, Fier, Shkoder, Korçë. Gjithashtu, ajo theksoi rolin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në këtë program si agjencia kryesore zbatuese.

Z. Ilir Basha nga BERZH bëri një prezantim të Programit për Zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në Shqipëri duke u ndalur tek katër drejtimet kryesore të programit siç janë asistenca teknike me fokus turizmin, rehabilitimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, ndërtimi i infrastrukturës bashkiake/të transportit, financimi i BERZH nëpërmjet Institucioneve Financiare Partnere për hua për SME-të.

Z. Neritan Mullaj nga BERZH bëri një prezantim më të detajuar të Këshilla për Bizneset e Mesme dhe të Vogla, financuar nga Bashkimi Evropian duke pasqyruar arritjet e këtij programi deri më sot, impaktin që kanë patur projektet e konsulencës tek SME-të e mbështetura si dhe shpjegoi hapat që ndiqen për të përfituar nga kjo mbështetje.