Lugina e Drinit një mrekulli natyrore e botës
Shkëputur nga libri: “Guida illustrata alle Meraviglie naturali del Mondo”, Milano 1979″
Tiranë- “Është lumi më i gjatë në Shqipëri, i cili formohet nga dy degëzime, Drini i Zi dhe Drini i Bardhë duke përshkuar 283 km gjatësi”
Drini i zi, e ka vendburimin në liqenin e Ohrit, i cili ndodhet në një lartësi 700 m mbi nivelin e detit. Ky lum përshkon 45km gjatësi, përmes grykash të përthyera, por me bukuri natyrale mahnitëse. Shpatet janë të përbërë nga shkëmbinj gëlqeror ose flyshe, të cilat ngjiten deri në 800 m mbi nivelin e detit.
Pas këtij udhëtimi arrin në krahinën e Dibrës, duke përshkuar gryka mjaft të bukura, të cilat në lartësi duken shkëmbinjt masiv gëlqeror.
Ndërsa në lindje ngrihet, “vargmali i Korabit me një bardhësi ndriçuese, vezulluese, për një kohëzgjatje gjashtë mujore, me kreshtat në formë dhëmbësh me shenjat e erës së akullnajave, me dhëmbëzime të shumta, apo thepa thepa.
Ndërsa pranë qytetit të Kukësit bashkohet me Drinin e Bardhë, i cili përshkon krahinën e Kosovës. Shtrati i tij është formuar në 250 metra mbi nivelin e detit dhe ka një prurje prej 98 km³ në sek.
Në vargmalet e Alpeve të Veriut me shkëmbinj gëlqeror, formohet një pamje magjepse, me zbritjet e vrullshme dhe kthinat e relievin mjaft të thyer të shpateve të maleve.
Procesi i industrializimit i ka përdorur ujërat e tij për të prodhuar energji elektrike, e cila krahas të tjerash për popullsinë e krahinave përgjatë brigjeve të Drinit, ka kontribuar në nxjerrjen e tyre nga izolimi qindra vjeçar”